KRYEFAQJA » LAJME » Nderohen ushtarët dhe civilët britanikë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

Nderohen ushtarët dhe civilët britanikë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

Në ditën e Kujtesës u nderuan sot në Tiranë ushtarët dhe civilët britanikë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që prehen përjetësisht në Memorialin tek Parku Kombëtar të Liqenit Artificial. Gjatë shërbesës fetare është përkutjuar edhe Kapiteni shqiptar Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan në vitin 2012. Përveç nderimve, presidenti Nishani vlerësoi heroizmin e ushtarakëve britanikë që humbën jetën në Shqipëri gjatë viteve 1939-1945. Në ceremoninë e kujtesës ishin të pranishëm Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, deputetë, ushatarakë të Forcave të Armatosura dhe të tjerë.