KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nderohet me titullin “Mjeshtër i madh” aktori Bujar Asqeriu
bujar asqeriu

Nderohet me titullin “Mjeshtër i madh” aktori Bujar Asqeriu

Kur një bir e nderon krahina nga ai vjen nuk ka përmbushje më të madhe për një artist. Kështu ka qënë edhe rasti i aktorit që mban titullin “Mjeshtër i madh” Bujar Asqeriu i cili mes disa personaliteve është nderuar nga Shoqata Kulturore Labëria. Në një ceremoni në sallën Unesko të Muzeut Kombëtar që përfshinte sigurisht edhe muzikë isopolifonike labe nderimi prekte kufijtë e adhurimit për çka artisti vlonjat dhe personalitete të tjera i kanë dhuruar kulturës kombëtare.
Nuk kanë munguar nderimet e shoqatës Labëria edhe për personalitete të fushave të ndryshme, si Prof. Dr. Servet Pëllumbi dhe Prof. Xhelo Murraj.