KRYEFAQJA » LAJME » Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçari ish presidenti grek Stefanopullos
nderron-jete-ne-moshen-90-vjecari-ish-presidenti-grek

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçari ish presidenti grek Stefanopullos

Politikani konservator veteran grek Kostis Stefanopullos, i cili shërbeu 2 mandate si president nga viti 1995 në 2005, u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare. Stefanopullos u shtrua të enjten e shkuar në spital me pneumoni dhe gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi, thanë mjekët. I njohur gjerësisht me emrin e shkurtuar Kostis, gjatë presidencës së tij Stefanopullos fitoi popullaritet të gjerë për shkak të modestisë dhe mungesës së pompozitetit. Megjithëse ishte konservator në pikëpamje, ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë me gjithë spektrin politik grek sidomos me socialistin e moderuar Kostas Simitis, i cili ishte kryeministër gjatë atyre dy mandateve.