KRYEFAQJA » LAJME » Ndërsa pritet lajmi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, Rama e Basha polemizojnë
Ndërsa pritet lajmi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, Rama e Basha polemizojnë

Ndërsa pritet lajmi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, Rama e Basha polemizojnë

Komiteti i Parlamentar i Stabilizim Asociimit i dha të martën mbështetje Shqipërisë për rrugën e saj drejt BE , ndërsa të mërkurën pritet raporti nga Komisioni Europian. Kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur me këtë rast mirënjohjen e tij.  “Faleminderit Parlamentit Europian. Keqardhje e thelle per PD që doli kundër Shqipërisë! Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU”, shkruan zoti Rama në Fejsbuk.
Por kjo deklaratë është komentuar menjëherë nga kreu i PD në opozitë Lulzim Basha. Në postimin e tij po në Fejsbuk zoti Basha shkruan se “Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë; Kundër Shqipërisë je kur dhunon e blen votën e shqiptareve; Kundër Shqipërisë je kur vjedh dhe mbush xhepat me parate e ilaceve te femijeve shqiptare, kur e zbraz atë nga rinia, kur e mbush me droge, kur i mbyt shpresën e besimin. Koha e dokrrave po sos. Shqipëria është kundër teje çdo ditë e më shumë. Dhe Shqipëria do të jetë më mirë pa ty” shkruan kreu i opozitës Basha kundër kryeministrit Rama.