KRYEFAQJA » LAJME » Ndërtimet në Tiranë, KQZ shqyrton kërkesat për referendum
Ndërtimet në Tiranë, KQZ shqyrton kërkesat për referendum

Ndërtimet në Tiranë, KQZ shqyrton kërkesat për referendum

E ardhmja e ndërtimeve tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës dhe disa të tjera në kryeqytet, kanë mbërritur në dyert e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kohë më parë PD dhe shoqëria civile, i kanë dorëzuar KQZ kërkesat për referendum mbi zgjerimin e liqenit artificial në dy krahet e korpusit universitar, ndërtimin e parkimit nëntokësor tek parku rinia dhe ndërtimin e parkut të lojrave tek liqeni. Shqyrtimi i tyre u shty për ditën e mërkurë, por palët duket se gjetën rastin për të amplifikuar opoinionet e tyre. Përfaqësuesi i maxhorancës në KQZ Denar Biba tha se, jo çdo vendim i institucioneve duhet të shkojë në referendum. Por përfaqësuesi i PD Jamarbër Malltezi u shpreh se qytetarëve të Tiranës duhet t’u jepet mundësia të shprehin qëndrimin e tyre mbi këto vendime që sipas tij cënojnë zonat e ndjeshme mjedisore. Pas depozitimit të kërkesave dhe miratimit të tyre, kërkuesit e referendumit duhet të presin miratimin e formularit nga KQZ, çka i hapur rrugë më tej mbledhjes së firmave të qytetarëve për shpalljen e referendumit. Sipas ligjit shqiptar kërkuesit e refrendumit duhet të mbledhin 50 mijë firma.