KRYEFAQJA » LAJME » Ndërtimet pa leje, ndalohen policë dhe inspektorë

Ndërtimet pa leje, ndalohen policë dhe inspektorë

Dy punonjës policie dhe gjashtë punonjës të Inspektorati Ndërtimit Urbanistik Vendor janë vënë në pranga mbrëmjen e së martës pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar disa ndërtime pa leje, njoftojnë burimet të Policisë të Tiranës. Sipas saj “Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se në total janë lejuar mbi 80 ndërtime apo shtesa ndërtimi në mënyrë të kundërligjshme”. Lista e të arrestuarve pritet të shtohet.