KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ndërtimet, së shpejti aplikimet për lejet do të bëhen on-line

Ndërtimet, së shpejti aplikimet për lejet do të bëhen on-line

“Nuk ka më ndalim ndërtimesh në Shqipëri”. Lajmi i mirë jo vetëm për ndërtuesit shqiptarë është dhënë nga zëvendëskryemnistri Niko Peleshi, i cili bashkë me ministren e territorit Eglantina Gjermani kanë njoftuar se nga 31 marsi, aplikimi për lejet e ndërtimit do të bëhet vetëm on-line. Sipas zotit Peleshi kudo ku ka plan vendor të miratuar, në Shqipëri ka 14 të tillë, do të mund të aplikohet për ndërtim. “Aplikimi on-line për leje ndërtimi do të thotë jo rryshfet, më shumë trasparencë, më pak harxhim kohe” tha zoti Peleshi. Nga ana e saj ministrja Gjermeni tha se të gjithë aplikantët do të informohen në mënyrë elektronike për ecurinë e kërkesës së tyre për leje ndërtimi. Ata do të shohin online tek cili institucion është bllokuar leja.