KRYEFAQJA » LAJME » Ndërtimi i 17-it, Bashkia e Tiranës akuzon trupin gjykues
Ndërtimi i 17-it, Bashkia e Tiranës akuzon trupin gjykues

Ndërtimi i 17-it, Bashkia e Tiranës akuzon trupin gjykues

Çështja e ndërtimit të disa pallateve 17 katëshe poshtë digës së Lienit Artificial të Tiranës, ka njohur të enjten zhvillime të reja. Ndërsa pritej që trupi gjykues i Gjykatës Administrative të jepte vendimin lidhur me kërkesën e Bashkisë së Tiranës për anullimin e lejes së këtij ndërtimi, vetë bashkia doli me një deklaratë. Ajo ka akuzuar hapur një nga anëtarët e trupit gjykues si mjaft të implikuar. Sipas deklaratës gjyqtari Arjan Qafa, është në konflikt të hapur interesi, pasi ka marrë një apartament dhe garazh nga kompania e paditur. Bashkia e akuzon atë edhe për deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave.
Më tej në deklaratë shënohet se data e gjyqit është vendosur krejt jashtë afatave normale kohore për këtë shkallë gjyqësori, ndërsa dy gjyqe i janë dhënë të njëtës trupë mbi të cilën, sipas bashkisë, rëndojnë dyshime të arsyeshme , të cilat tashmë janë fakte të qarta qëajo  është palë me ndërtuesin. Në deklaratën e saj Bashkia e Tiranës rradhit edhe fakte të tjera që sipas saj vërtetojnë se “ky është një gjyq i montuar, i ndërtuar me kujdes në detaje prej kohësh për të dëmtuar interesat e qytetit, në favor të interesave të pak njerëzve, të ndërtuesit, Saliut, Nishanit, Lulit e me rradhë”. “Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq” përfundon deklarata e bashkisë.
Pas këtyre zhvillimeve pritet që konflikti për ndërtimin e pallateve 17 katëshe poshtë digës së Lienit Artificial të Tiranës të thellohet akoma më tej. Një ditë më parë kreu i Bashkisë Erion Veliaj tha se nuk do të lejojnte ndërtimin e këtij kompleksi.