KRYEFAQJA » LAJME » Ndërtimi i i Lungomares, pronarët përplasen me IKMT dhe policinë
Ndërtimi i i Lungomares, pronarët përplasen me IKMT dhe policinë

Ndërtimi i i Lungomares, pronarët përplasen me IKMT dhe policinë

Një aksioni i IKMT në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës po shoqërohet me tensione dhe përplasje të dhunshme mes pronarëve të objekteve që do të shemben dhe forcave të policisë të cilët janë në mbështetje të aksionit. Sipas IKMT janë tre projekte që do të prishen për ndërtimin e shëtitores së qytetit të njohur me emrin Lungomare. Pronarët thonë se objektet e ndërtuara prej tyre janë me leje, ndërsa pretendojnë se autoritetet kanë ndryshuar projektin. Ata kanë shkruar nëpër objekte parrulla kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.