KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërtimi i kampit ushtarak në Palmirën antike, Rusia nuk pranon ta ketë ndërtuar
palmira

Ndërtimi i kampit ushtarak në Palmirën antike, Rusia nuk pranon ta ketë ndërtuar

Rusia mohon të ketë ndërtuar një bazë ushtarake brenda një zone të qytetit antik të Palmirës në Siri, që është edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ushtria ruse e ka përshkruar kampin si të “përkohshëm”, duke thënë se janë vetëm disa njësi shtëpiake që po përdoren nga ekspertët, të cilët po merren me largimin e minave që janë vendosur aty nga militantët e Shtetit Islamik. Ushtria ruse tha se qeveria e Sirisë ka dhënë leje për ndërtimin e kampit, i cili përfshin një spital dhe furrë, të cilat përdoren edhe nga banorët lokalë. Një zyrtar i UNESCO-s tha se është ende e paqartë nëse kampi është i vendosur në një zonë neutrale të vendit arkeologjik, por tha se ai nuk paraqet rrezik për zonën historike.