KRYEFAQJA » LAJME » Ndeshja festive Kosovë – Shqipëri përfundon 2-2
Ndeshja festive Kosovë - Shqipëri përfundon 2-2

Ndeshja festive Kosovë – Shqipëri përfundon 2-2

Ndeshja festive për kualifikimin e kombëtares sonë në Euro 2016, e zhvilluar në Prishtinë, mes Kosovës dhe Shqipërisë ka përfunduar në barazim 2-2. Për fat të keq loja fillon me dëmtimin e mbrojtësit kosovar Berisha që në minutën e 4-rt. Në minutën e 12-të është Çikalleshi që ka një rast por vonohet. Dhjetë minuta më vonë jan kosovarët që i afrohen golit me anë të Halimit që gjuan përballë Berishës që bën një pritje të mirë. Në fundin e pjesës së parë është Shqipëria që i afrohet golit me anë të Hysajt që godet brenda zonës por topi shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Ujkani, është minuta ë 45-të.

Pjesa e dytë fillon me një ritëm më të shpejtë. Në minutën e 59-të Celina që del i vetëm përballë Berishës nuk tregohet i saktë. Futet në fushë për Shqipërinë Manaj, kalojnë pak sekonda, godet me kokë dhe shënon. Shqipëria kalon në avantazh në të 55-ën minutë. Minuta e 58-të, Xhaka prek topin me dorë brenda zonës dhe penallti. Celina e kthen në gol një minut më vonë, 1-1. Pas 11 minutash janë përsëri kosovarët që shënojnë. Rashani sulmon nga e djathta, mban topin në lojë pranë vijës fundore dhe në një pozicion shumë të vështirë mposht Berishën. 2-1 për Kosovën. Por nuk vonon goli i barazimit për kuqezinjtë. Një krosim në minutën e 74-rt për Rrahmanin, që ndodhet në zonën e rreptësisë kosovare, ballë për ballë me Ujkanin, nuk gabon dhe 2-2. Në minutat shtesë janë shmë pranë golit vendasit por gabojnë.

Bilanci pas katër ndeshjeve miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës është: tre fitore për Shqipërinë dhe një barazim. E para është zhvilluar me 14 shkurt 1993 në Tiranë përfundoi 3-1 për Shqipërinë, e dyta e zhvilluar me 7 shtator 2002 në Prishtinë përfundoi 1-0 për Shqipërinë e treta e luajtur me 17 shkurt 2010 në dy vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Prishtinë përfundoi 3-2 për Shqipërinë dhe kjo e fundit, ndeshja festive u mbyll në barazim 2-2.