KRYEFAQJA » LAJME » Ndeshja Luftëtari – Laçi do të luhet në Ballsh
Fitojnë Tirana dhe Korabi

Ndeshja Luftëtari – Laçi do të luhet në Ballsh

Ndeshja e javës së 5-të e Kategorisë Superiore ndërmjet Luftëtarit dhe Laçit, e cila është në program të luhet të shtunën me 1 tetor në orën 14:00, do të luhet në stadiumin Adush Muça të Ballshit. Klubi laçjan nuk ka pranuar të jetë pritës i ndeshjes, gjë që ka detyruar klubin jugor ta zhvendoste takimin e radhës në Ballsh, pasi stadiumi i Gjirokastrës po rindërtohet dhe nuk është gati të presë ndeshje të kampionatit kombëtar.

Që nga fillimi i sezonit 2016-2017 gjirokastritët kanë luajtur jashtë fushës së tyre. Ata kanë arritur marrëveshje me Partizanin për ndeshjen e javës së parë dhe Korabin për ndeshjen e javës së tretë por nuk arritën një marrëveshje me klubin kurbinas për javën e pestë. Katër ndeshjet e para të kësaj faze Luftëtari i ka luajtur jashtë shtëpie por në fazën e dytë do t’i presë në shtëpinë e saj të re.