KRYEFAQJA » LAJME » Ndeshja Shqipëri-Francë për femra nën kontroll të rreptë
Ndeshja Shqipëri-Francë për femra nën kontroll të rreptë

Ndeshja Shqipëri-Francë për femra nën kontroll të rreptë

Pas humbjes 4-1 me Greqinë, në stadiumin Loni Papuçiu të Fierit, dhe 3-0 me Rumaninë në Bukuresht, kombëtarja kuqezi e futbollit të femrave pret sot Francën në stadiumin Qemal Stafa në orën 21:00. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 3 të fazës kualifikuese për në Euro 2017. Edhe kundërshtarja e jonë ka zhvilluar dy takime dhe ka dy fitore 3-0 me Rumaninë në Lë Mansh dhe Ukrainën në Lviv.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjejanë hartuar një plan masash. Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së premte dhe deri në orën 00:00 të së shtunës do të bllokohen të gjitha rrugët që të çojnë te stadiumi Qemal Stafa. Rreth stadiumit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe gjithashtu do të mbyllen edhe ambientet tregetare përreth tij.

Rrugët që do të bllokohen janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, rreth stadiumit, “Themistokli Germenji”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali” rreth Radiotelevizionit Shqiptar dhe Sheshi “Nënë Tereza”. Policia njofton se këmbësorët që do të qarkullojnë në këto rrugë do t’u nënshtrohen kontrollit nga ruajtësit e rendit.