KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndikimi i shqiptarëve të Amerikës në zgjedhjet presidenciale.

Ndikimi i shqiptarëve të Amerikës në zgjedhjet presidenciale.

Faktori shqiptar është përfshirë intensivisht në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai pritet majde të jetë përcaktues në nivelin lokal. Në një intervistë dhënë kryeredaktores së lajmeve në TVSH Mimoza Haxhiaj e cila gjendet në SHBA për të mbuluar zgjedhjet, ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara Filloreta Luli Faber, ka komentuar zhvillimet e mundshme sipas votuesve shqiptaro-amerikanë, por kundrejt pushtetit të të gjitha niveleve atje.

“Shqiptarët kanë shumë mundësi që të japin ndikim sidomos në zgjedhjet lokalë. Në vendet ku ka shumë shqiptarë, siç janë Nju Jorku apo Miçigani, kanë arritur të nxjerrin një përfaqësuese të Asamblesë në Nju Jork, siç është z.Mark Gjonaj, i cili është përsëri sivjet në votimë për zgjedhje. Por edhe Miçigani për herë të parë po përpiqet të nxjerrë zonjën Shkreli si kandidate për Demokratët, dhe një mobilizim I shqiptarëve të Miçiganit do të ndikonte në rezultatin përfundimtar. Por ka dhe vënde si Konektika, ku sipas shprehjes së senatorit të Konektikas, janë rreth 25 mijë shqiptarë të cilët përbëjnë numrin më të madh të një kombi tjetër që jeton në shtetin e Konektikas. Kështu që ata, patjetër që kanë ndikim kur vjen puna tek rezultati final për zgjedhjësit lokal” tha zonja Filloreta Luli Faber.

Ndërsa ka përkrahur të dyja kahët politikë, sidomos në mbledhjen e fondeve, ambasadojra Luli-Faber mendon se çifti Klinton mbetet historik për shqiptarët.  “Ka një shprehje të qartë përsa i përket mbështetjes shqiptare përsa i takon zonjës Klinton, duke u nisur nga historia pozitive që presidenti Klinton ka patur në Ballkan” tha ambasadorja shqiptare në SHBA  Filloreta Luli Faber,

Ndërkohë përfaqësues të parlamentit shqiptar dhe medias shqiptare janë në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur zgjedhjet. “Grupi që ka ardhur, ishte i drejtuar nga zonja Arta Dade, ekspertë në ndjekje të rezultatit zgjedhor, dhe i gjithë grupi janë në zona rreth Uashingtonit, që gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve do të ndjekin disa zona, që nga momenti i hapjes, deri tek ai i mbylljes” i tha ambasadorja Filloreta Luli Faber,  në intervistën e saj kryeredaktores së lajmeve në TVSH Mimoza Haxhiaj.