KRYEFAQJA » LAJME » Ndotet me bitum plazhi i Zvërnecit në Vlorë
Ndotet plazhi i Zvërnecit në Vlorë

Ndotet me bitum plazhi i Zvërnecit në Vlorë

Një aksident ekologjik ka ndodhur në zonën e plazhit të Zvërnecit në Vlorë. E gjithë hapsira e plazhit është pushtuar prej një ndotjeje të madhe me bitum. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se shkak i ndotjes dyshohet të ketë qenë një anije që po furnizohej me naftë bruto. Gjatë furnizimit të anijes, dyshohet se është çarë tubi me të cilin kryhej mbushja me karburant. Sipërfaqja e ndotur me bitum është e madhe dhe kjo ndotje vihet re në 3 km të vijës bregdetare. Nuk është hera e parë që kjo lloj katastrofe ndodh në këtë zonë, plazhi i Zvërnecit në 2011 është ndotur edhe me solar.