KRYEFAQJA » LAJME » Ndotja në Kinë, importohen shishe me ajër nga Kanadaja

Ndotja në Kinë, importohen shishe me ajër nga Kanadaja

Prej një kohe të gjatë, Pekini është një nga qytetet me ajrin më të ndotur në botë. Për këtë arësyë, një kompani kanadeze ka marrë kërkesa të larta nga konsumatorët kinezë për të blerë shishe me ajër.

Kompania Vitality Air tha se 500 shishet e para me ajër të pastër nga Malet Shkëmbore u shitën brenda dy javëve muajin e kaluar në Kine. Çmimet varionin nga 14 deri në 20 dollarë për shishe, në varësi të sasisë.