KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndotje alarmante e ajrit në Pekin

Ndotje alarmante e ajrit në Pekin

Pekini rriti nivelin e alarmit nga ndotja e ajrit nga niveli portokalli në të kuq. Kjo është hera e parë që Pekini vendos alarmin e kuq për shkak të smogut në këto 3 vitet e fundit . Alarmi do të jetë në fuqi për të paktën dy ditë ndërsa, sipas udhëzimit, kjo shkallë alarmi shoqerohet me mbyllje të kopshteve e shkollave, pezullim të veprimtarive në mjedise të hapura, ndërsa uzinat ndalohen të punojnë që të mos rëndohet gjendja më tej. Po ashtu, u kufizua edhe levizja e makinave sipas targave tek dhe cift ndersa makinat e administrates publike levizin me orare te kufizuara.