KRYEFAQJA » LAJME » Ndotje me bitium në plazhin e Zvërnecit
zvernec, ndotje, bitium, vlore

Ndotje me bitium në plazhin e Zvërnecit

Dhjetra ton naftë, kanë mbuluar vijën bregdetare të Zvernecit, vetëm pak ditë pasi ka nisur sezoni turistik. Katastrofa ekologjike ka ardhur, pasi një anije në portin e Petroliferës, ka patur defekt teknik, gjatë furnizimit me naftë. Inspektoriati i Mjedisit ka pezulluar aktivitetin e portit privat të kompanise “ Petrolifera”, ndërsa Ministria e Mbrojtës është angazhuar në pastrimin e sipërfaqes së ndotur. Deri pasditen e së martës është pastruar rreth 95 përqind e bregut të ndotur.