KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshime të reja në policinë e shtetit
Ndryshime në policinë e shtetit

Ndryshime të reja në policinë e shtetit

Policia e Shtetit është përfshirë në disa ndryshime Drejtoritë Vendore në Qarqe. Kështu Drejtori i Policisë së Lezhës Alban Çela transferohet dhe emërohet Drejtor në Policinë e Shkodrës. Ndërsa Dritan Lena deri sot Shef Krimesh ne Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, pasi ka fituar gradën policore Drejtues me vendim të formës së prerë nga Gjykata, transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë në Lezhë. Lorenc Paganika deri sot Drejtori i policisë së Shkodrës transferohet dhe emërohet Shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë. Burime pranë policisë konfirmuan se lëvizje pritet të ketë edhe në ditët në vijim në disa drejtori të tjera.