KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshimet kushtetuese-Manjani letër “Venecias”: Marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus
Ndryshimet kushtetuese-Manjani letër “Venecias”: Marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus

Ndryshimet kushtetuese-Manjani letër “Venecias”: Marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus

Kreu i Ministrisë i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dërguar një letër kreut të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ku i shpreh falënderimet për ekspertizën e dhënë për kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i Ministrisë së Drejtësisë, thotë se votimi i 22 korrikut, tregoi se “marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus”.

Votimi i 21-22 korrikut tregoi se marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus! Kështu që faleminderit Venecia!“, shkruan Manjani. Manjani thekson se ky Komisioni i kushtoi vëmendje Shqipërisë pavarësisht krizave kushtetuese në disa vendeve si në Turqi, Poloni dhe Hungari. Duke kujtuar ndryshimet kushtetuese edhe 4 herë të tjera para datës 22 korrik, Manjani kujton ndryshimet e vitit 2008, sipas të cilit Parlamenti u bë 100% partiak dhe me një kryeministër të fortë.