KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ndryshimet në ligjin për kontabilistët
kase fiskale lajm ekonomi ligji kontabilistet ndeshkime evazion fiskal

Ndryshimet në ligjin për kontabilistët

Ndryshimet në ligjin për kontabilistët janë mirëpritur nga grupet e interesit të cilët i konsiderojnë si të nevojshëm rishikimin në kuadër të formalizimit të ekonomisë, por ata kërkojnë që të shtohet me ligj edhe ndarja e shërbimeve të kontabilisteve nga ato të audituesve.

Ndryshimet në ligj parashikojnë forcimin e masave ndëshkuese ndaj kontabilistëve, në kuadër të luftës ndaj evazionit fiskal. Kështu, me këtë ndërhyrje, nëse bizeneset dorëzojnë bilancë të falsifikaura në tatime nuk do të dënohen vetëm me gjobë, por kur shkelja përseritet, shoqerisë së auditimit, ose kontabilistit do ti hiqet e drejta e ushtrimit të profesionin. Me ligjin e ri qeveria vendos edhe gjoba deri në 5 milion lekë të vjetra për audituesit të cilët çertifikojnë pasqyra financiare të gabuara.