KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshimet në qeveri, Rama mbledh kryesinë e PS
Ndryshimet në qeveri, Rama mbledh kryesinë e PS

Ndryshimet në qeveri, Rama mbledh kryesinë e PS

Kreu i PS Edi Rama, njëherësh edhe kryeministri i vendit, ka mbledhur të hënë në mëngjes kryesinë e partisë. Në fokus janë ndryshimet e fundit në qeveri. Një ditë më parë zoti Rama tha se këto ndryshime bëhen për të hapur siparin e një beteje të re për Shqipërinë e gjeneratës tjetër me zgjedhjet e pergjithshme të 18 qershorit. Kryeministri socialist tha se ndërrimi i ministrave nuk lidhet me ndonjë kërkesë të caktuar të bashkëkryetarit të koalicionit Ilir Meta, ndërsa përjashtoi që ato të kenë lidhje me protestën e opozitës për ta detyruar të japi dorëheqje. Zoti Rama e konsideroi sjelljen e kësaj të fundit si një shfaqeje elektorale. Dje dhe sot në media janë përmendur emra të shumtë që do të zëvendësojnë ministrat Tahiri, Klosi, Çuçi dhe Beqja, Disa hedhin hipotezën e zëvendësimit të tyre me katër zonja.