KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshon axhenda e Mogherinit
Ndryshon axhenda e Mogherinit

Ndryshon axhenda e Mogherinit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëkohësisht Zv. Presidente e Komisionit Evropian Mogherini do të nisi të enjten vizitën e paralajmëruar në Tiranë, por qëndrimi i saj do të jetë më pak nga sa ishte parashikuar. Burime për TVSH publik bëjnë të ditur se takimet e shtrira në dy ditë qëndrimi do të çvendosen në shumicë ditën e enjte. Zonja Mogherini do të takohet me kryeministrin Rama, presidentin Nishani dhe do t’i drejtohet parlamentit shqiptar ditën e enjte, ndërsa të premten shefja e diplomacisë europiane Mogerini do të takoje kryetarin e PD Lulzim Basha dhe pjestarë të shoqërisë civile.
Në prag të vizitës së zonjës Mogherini, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç tha se temë kryesore e diskutimeve do të jenë raportet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe reformat në këtë drejtim. Një tjetër temë do të jetë kriza e emigrantëve.
Zonja Koçijançiç, u ndal edhe në momentin aktual kur politika shqiptare po diskuton me tone të larta dekriminalizimin e saj. “Në dhjetor kur ligji i dekriminalizimit u miratua, BE e mirëpriti miratimin unanim. Tani fokusi është te zbatimi” tha zëdhënësja e Komisionit Evropian. “Duhet të miratohen disa akte dhe puna vijon dhe ne besojme se është e rëndësihme që Shqipëria të zbatojë ligjin e dekriminalizimit sepse do të jetë një sinjal për të rritur besimin e qytetarëve dhe integritetin e shtetit dhe funksionimin e duhur të institucioneve” shtoi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçijançiç.