KRYEFAQJA » LAJME » Më 1 korrik ndryshojnë normat e emëtimit të gazrave të makinave
Normat e emëtimit të gazrave të makinave

Më 1 korrik ndryshojnë normat e emëtimit të gazrave të makinave

Normat e reja të emetimit të gazrave që hyjnë në fuqi në 1 korrik në Shqipëri, mund të ndikojnë në nxjerrjen nga qarkullimi të shumë makinave. Specialistët e serviseve në kryeqytet shprehen se tashmë janë të njohur me këto norma, por kanë shumë dyshime. Duke pranuar egzistencën e një numri  të madh makinash nga pikpamja teknologjike të vjetra, ata thonë se problemi kryesor për automjetet që nuk arrijnë të kalojnë kontrollin, nuk është vjetërsia e tyre, por cilësia e keqe e karburantit. Autoritetet e kontrollit, nuk u japin mundësi konsumatorëve të njihen saktësisht me cilësinë. Sipas tyre përdoruesit e makinave si mjet orientues duhet të kenë çmimin e karburantit. Gjithnjë sipas specialistëve të serviseve, një tjetër çështje që krijon problem, është edhe niveli i paisjeve të kontrollit në qendrat e kolaudimin. Ato nuk saktësojnë gjatë kontrollit nëse faji është i makinës apo i karburantit. Pronarët e makinave e konsiderojnë këtë një padrejtësi që ju bëhet. Në bazë të normave të reja që hyjnë në fuqi më të ekspozuarat janë mjetet e që kanë motorr me benzinë. Nën zë thuhet se biznese të caktuara, kryesisht ato që merren me riparimin e sistemeve të shkarkimit të gazrave të makinave, kanë lobuar për interes të tyre.