KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në Alepo të Sirisë vriten 70 luftëtarë brenda ditës
alepo

Në Alepo të Sirisë vriten 70 luftëtarë brenda ditës

Të paktën 70 luftëtarë janë vrarë në më pak se 24 orë gjatë luftimeve të ashpra mes forcave pro qeveritare, xhihadistëve dhe rebelëve në krahinën siriane të Alepos. Sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, të dhënat e mësipërme janë marrë nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër. Forcat pro qeveritare, të përkrahura edhe nga sulmet ajrore të Rusisë, kanë rimarrë nën kontroll dy fshatra në pjesën jugperëndimore të Alepos.