KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në Evropë, rrjete kriminale shfrytëzojnë fëmijët si skllevër

Në Evropë, rrjete kriminale shfrytëzojnë fëmijët si skllevër

Autoritet holandeze kanë ngritur shqetësimin për trafikimin dhe shfrytëzimin e të miturve për vjedhje dhe grabitje në të gjihë Europën. Zbulimi vjen pas zbulimit të një rrjeti që operon në Holandë, Spanjë, Austri, Kroaci dhe Bosnjë dhe arrestimit të një çifti në Spanjë. Sipas policisë holandeze janë mbi 300 fëmijë që shfrytëzohen në të gjtihë Europën. Policia holandeze thotë se rreth 300 fëmijë janë duke u shfrytëzuar në Europë nga banda që i detyrojnë ata të vjedhin 1 mijë euro në ditë. Autoritet kanë zbuluar katër rrjete që veprojnë në Holandë, Spanjë, Austri, Kroaci dhe Bosnjë. Gjashtë fëmijë të humbur nga Holanda u gjetën në kushte të tmerrshme në Spanjë javën e kaluar, teksa një çift rreth të 40-ve u arrestua. Prokurorët e kosniderojnë një skallavëri moderne fenomenin me shtrirje në të gjithë botën dhe viktima fëmijë të shtresës së varfër. Operacioni filloi më shumë se një vit më parë, kur hetuesit në Amsterdam vunë re se një grup fëmijësh kontrollohej vazhdimisht nga disa të rritur. Fëmijët ishin hequr nga shkolla për të për të bërë këtë punë, pra për të grabitur dyqane dhe njerëz në rrugë. Hetuesit holandeze besojnë se vajzat minorene që përdoren nga të rriturit për vjedhje janë abuzuar edhe seksualisht ku disa prej tyre kishin mbetur shtatëzënë. Çifti i arrestuar në Spanjë mendohet të jenë pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të fëmijëve dhe pritet të ekstradohet në Holandë. Ata janë të dyshuar për trafikimin e qënieve njerëzore dhe përdorimin e identiteteve të rreme me qëllim largimin e fëmijëve të mitur nga autoritetet kompetente.