KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në Gjykatën Themelore të Shkupit nisi sot procesi gjyqësor ndaj 29 personave

Në Gjykatën Themelore të Shkupit nisi sot procesi gjyqësor ndaj 29 personave

Në Gjykatën Themelore të Shkupit, nisi sot procesi gjyqësor ndaj 29 personave, të dyshuar si pjesëmarrës të një grupi të armatosur, të cilët sipas Kodit Penal të Maqedonisë ngarkohen me veprat “organizim terrorist”, te lidhur me përleshjet e armatosura që ndodhën në Kumanovë,me 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar. Procesi gjyqësor u mbajt nën masa të shtuara siguruie. Prokurori publik gjatë leximit të akuzës theksoi se në bazë të dëshmive të akuzuarit për rastin e Kumanovës i kane kryer me paramendim veprat penale me të cilat ngarkohen. Ai tha se nga 29 te akuzuarit, 18 jane shtetas te Kosoves. Pala mbrojtëse e odhi poshtë me venmdosmeri akuzën për terrorizëm, duke kërkuar që rasti i Kumanovës, t’i jipet per shqyrtim Prokurores Speciale, pasi ngjarjet kanë prapavijë tjetër nga ajo që paraqet Prokuroria. Familjarët dhe organizatat për mbrojtjen e lirive të njeriut kanë shprehur skepticizëm se do të zhvillohet një proces i drejtë për rastin e Kumanovës. Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ndodhi mëngjesin e datës 9 maj dhe vazhdoi deri në orët e vona të 10 majit. Në këto luftime humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave policore të Maqedonisë dhe mbi 30 u plagosën, kurse nga grupi i armatosur u vranë 10 persona.