KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në korrik prezantohet monedha e re 50 euroshe
euro

Në korrik prezantohet monedha e re 50 euroshe

Banka Qendrore Evropiane deklaroi se kartëmonedha e re 50 euro do të prezantohet më 5 korrik, ndërsa do të vihet në qarkullim në pranverën e vitit 2017. Në deklaratën e Bankës Qendrore Evropiane thuhet se po punohet në lidhje me përshtatjen e 50 euroshave të ri në makina. “Prodhuesit e pajisjeve të kartëmonedhave, unionet e sektorëve dhe BQE nënshkruan marrëveshjen, e cila thotë se nga dita e prezantimit, kartëmonedha 50 euro të mund të jetë e vlefshme në makina automatike, makina biletash dhe makina të tjera që pranojnë kartëmonedha”. Kartëmonedha e re 50 euro është më e përdorura, ndërkaq, në qarkullim gjenden rreth 8 miliardë euro me 50-she, që përfaqësojnë rreth 45 për qind të kartëmonedhave totale.