KRYEFAQJA » LAJME » Në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, 12 mijë refugjatë vazhdojnë pritjen në kushte të vështira
refugjatet ne kufirin maqedoni greqi ne gjendje te renduar

Në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, 12 mijë refugjatë vazhdojnë pritjen në kushte të vështira

Reshjet e shiut gjatë natës ua vështirësuan pritjen e gjatë refugjatëve të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Uji vershoi natën edhe brenda cadrave ndërsa njerëzit ndezen zjarre në mëngjes për t’u tharë. Në kampin e improvizuar me cadra popullsia sa vjen e shtohet. Sipas vetë refugjatëve, tashme aty janë bërë 12 mijë njerëz që presin. Autoritetet Maqedonase lëshuan vetëm 316 leje kalimi në 24 orët e fundit, ku 200 prej të cilave ishin për siriane dhe pjesa tjetër për Irakiane. Asnjë Afgan apo emigrant tjetër nuk u lejua të kalonte. Zyrtarët greke lajmëruan se në gjithë vendin ndodhen aktualisht 32 mijë refugjate dhe emigrante, nga të cilët mbi 6 mijë në ishuj, 12 mije në Idomeni në kufi dhe pjesa tjetër të shpërndarë nëpër qendra pritjeje.