KRYEFAQJA » LAJME » Në kulmin e ngjarjes , Rama mbërrin në “Ataturk”
Në kulmin e ngjarjes , Rama mbërrin në "Ataturk"

Në kulmin e ngjarjes , Rama mbërrin në “Ataturk”

Ndërsa po konsumohej ngjarja tragjike në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur në Turqi  për një vizitë zyrtare, i shoqëruar nga ministri i financave Arben Ahmetaj. Por sipas vetë zotit Rama delegacioni shqiptar i kryesuar prej tij nuk është prekur nga kjo ngjarje. “Më vjen shume keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka ok nesër vizita zyrtare në Ankara” qetëson opinionin në Fejsbuk zoti Rama. Në një status të mëvonshëm ai shprehet mjaft i pezmatuar. “Keqardhje e thellë për jetët e pafajshme të humbura në këtë tjetër akt barbar të atyre që s’kanë as Zot, as shpresë dhe as vend mes njerëzve!” shkruan ai.