KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në Londër po mbahet samiti ndërkombëtar kundër korrupsionit. Cameron: Panamaja do të ndajë informacione për taksat
cameron

Në Londër po mbahet samiti ndërkombëtar kundër korrupsionit. Cameron: Panamaja do të ndajë informacione për taksat

Ne Londër po mbahet samiti ndërkombëtar kundër korrupsionit. Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, paralajmëroi se Panamaja do të ndajë informacione për taksat, si pjesë e programit për këmbim automatik të taksave, në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Cameron tha se kjo është vetëm një nga shumë gjërat që do të diskutohen gjatë samitit. “Pronat që mbahen në Londër nga kompanitë e huaja tani do të jenë sërish në regjistrin publik, në mënyrë që njerëzit të shohin se nuk po fshihen paratë në kryeqytetin tonë apo në ndonjë vend tjetër”, tha Cameron. Kryeministri britanik ka thënë se të gjitha këto prezantime po bëhen me qëllim të thyerjes së tabuve se në samite të tilla nuk arrihet kurrë asgjë.