KRYEFAQJA » LAJME » Në maj 2 filiale të reja të postës shqiptare
Në maj 2 filiale të reja të postës shqiptare

Në maj 2 filiale të reja të postës shqiptare

Posta shqiptare në fillim të muajit maj do zgjerohet me 2 filiale të reja në shërbim të qytetarëve. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi thekson se këto filiale do jenë tek zonat me të mbipopulluara te unaza e re dhe tek komuna e Parisit. Sipas Lazimit për shkak të fluksit për blerjet online tashmë së shpejti do krijohet edhe një projekt pilot Tirana ku përmes një bankomati tashmë kushdo do tërheqë porosinë e tij. Viti 2015 krahasuar me një vit më parë ka rezultuar me rritje prej 30 % më shumë blerje dhe kërkesa online. Ndërkohë drejtori Lazimi thekson se posta ofron rreth 75 shërbime në ndihmë të qytetarëve.