KRYEFAQJA » LAJME » Në më pak se 24 orë nga ndotja e plazhit të Zvërnecit, pastrohet bregu i ndotur
ndotja ne zvernec

Në më pak se 24 orë nga ndotja e plazhit të Zvërnecit, pastrohet bregu i ndotur

Në më pak se 24 orë nga ndotja e mbi 3 km të vijës bregdetare të plazhit të Zvërnecit nga dhjetra ton naftë, situata paraqitet më e mirë. Falë angazhimit të forcave dhe mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Pushtetit lokal, është arritur të pastrohet pothuajse plotësisht bregu i ndotur. Megjithatë deri sa situata mjedisore në plazhin e Zvërnecit të kthehet në gjendjen e mëparshme është pezulluar aktiviteti privat i kompanisë Petrolifera.