KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në ndarjen e cmimeve oskar garonte edhe filmi kosovar “Shok”
Filmi-SHOK

Në ndarjen e cmimeve oskar garonte edhe filmi kosovar “Shok”

Pas 4 nominimeve të mëparshme dhe disa cmimeve të tjera kinematografike, drame e mbijetesës së yllit Alehandro Gonzales Injarritu, më në fund mori cmimin e saj të parë oskar. Roli i aktorit leonardo di kaprio, në filmin Revenant me ngjarjet e shekullit të 19 i dha regjistorit lavdinë e shumëdëshiruar. Aktori 41 vjecar Di Kaprio ishte i zgjedhuri i tij që i siguroi më parë një glob të arte dhe cmimin bafta. Vetë di Kabrio që u shpall edhe aktori me i mirë mashkull, e shfrytëzoi rastin për të folur për ndryshimet klimatike, duke bërë thirrje për masa urgjente për mbrojtjen e planetit. Në mbrëmjen më të madhe të hollivudit u ndanë edhe një varg cmimesh të tjera në teatrin Dolbi. Aktorja më e mirë u shpall Bri Larson për filmin Room – Dhoma. Si filmi më i mire i huaj u vlerësua filmi hungarez Biri i Saulit. Në ceremoninë e 88-të të ndarjes së cmimeve oskar garonte edhe filmi kosovar “Shok”, me regji dhe skenar të Xhejmi Donaf, por pa arritur të marrë ndonjë cmim në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër. Në këtë kategori triumfoi filmi i shkurtër irlandez, Sttaterer. Megjithate, “Shok” ishte filmi i parë kosovar që arriti ta fitojë një nominim për çmimet Oscar, duke shënuar kështu një arritje të madhe në historinë e kinematografisë kosovare.