KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në Nikaragua, Daniel Ortega mori mandatin e katërt si president

Në Nikaragua, Daniel Ortega mori mandatin e katërt si president

Me mbi 71 përqind të votave, Daniel Ortega është rizgjedhur president i Nikaraguas në zgjedhjet e mbajtura dje, tregojnë rezultatet fillestare, njofton BBC. Ortega, si përfaqësues i së majtës, do të jetë shef i shtetit në mandatin e tij të tretë me radhë dhe i katërti në përgjithësi. Fitorja e lehtë e presidentit ishte e pritur. Komandanti i dikurshëm partizan ka qënë në garë me pesë kandidatë të tjerë më pak të njohur, pasi që partia e kryesore opozitare ishte larguar nga zgjedhjet. Zëvëndës kryetare në mandatin e ri të Ortegës do të jetë bashkeshortja e tij Rosario Murilo.