KRYEFAQJA » LAJME » Në parlament pritet të nisi seanca e miratimit të Reformës në Drejtësi
Ligjet e “Drejtesisë” votohen në 22 Shtator

Në parlament pritet të nisi seanca e miratimit të Reformës në Drejtësi

Parlamenti shqiptar pritet të mblidhet në seancë plenare për të miratuar Reformën në Drejtësi, pas arritjes së marrëveshjes mes tre partive kryesore, PS, LSI, PD dhe ambasadorëve Lu e Vllahutin. Seanca duhet të niste në orën 21, por duket se do të shtyhet, pasi po pritet zhvillimi i mbledhjes se komisionit të posaçëm parlamentar. Kreu i tij socialisti Fatmir Xhafa po pret të marri disa dokumente zyrtare përpara se të nisi mbledhjen. Nuk ka njoftime për ndonjë mosmarrëveshje të papritur, por vemendja e palëve duket se mbetet maksimale.
Ndërkaq grupet parlamentare kanë zhvilluar mbledhjet ku mësohet se krerët e tyre si Rama ashtu dhe Basha kanë bërë thirrje për votime unanime.
Në parlament kanë mbërritur edhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Tiranë, për të marrë pjesë në këtë ngjarje që pavarësisht peripecive, konsiderohet ndër më të rëndësishmet në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Eurodeputeti Flekenshtain ka paralajmëruar partitë politike shqiptare se miratimi i Reformës në Drejtësi në Shqipëri shpreson të shtyjë Komisioni Europian t’i propozojë Këshillit që t’i fillojë sa më shpejt bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë.