KRYEFAQJA » LAJME » Në prag të takimit Rama – Basha
Rama sërish letër Bashës, "Koha nuk pret, sfida është historike"

Në prag të takimit Rama – Basha

Kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama, pritetet të takohen të hënën me kreun e opozitës Lulzim Basha, në një takim i cili pritet të vendosi rreth të ardhmes së Reformës në Drejtësi, por edhe zhvillimeve të mëtejshme në Shqipëri. Ende nuk është bërë e ditur axhenda e bisedimeve, por të dy palët kanë lëshuar deklarata për ato se çfarë do të pëlqenin, apo nuk do të toleronin gjatë takimit.
Kryeministri Edi Rama, ka hedhur një hap të rëndësishëm, duke deklaruar se shumica pranon propozimin e opozitës për votimin me 2/3 të paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi. “Duan 2/3, 2/3 le ti marrin. Nuk na intereson fare kjo pjesë” tha zotit Rama në fundjavë gjatë Kongresin e PDIU, parti e cila tashmë është pjesë e koalicionit qeveritar. Megjithatë zoti Rama bëri të qartë se nuk do të pranojë dy kompromise me opozitën. “E para nuk ka kompromis mbi shtyllën themelore të reformës, që është hedhja në erë e sistemit të korruptuar që mban bashkë gjykatës dhe prokurorë që nuk duhet të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët, por duhet të hetohen dhe gjykohen nga drejtësia” tha zoti Rama. “Ana tjetër, nuk negociohet ngrehina e sistemit, është një sistem i ri që do ngrihet mbi sistemin e vjetër që reforma do ta shembë sepse ky është vullneti i më shumë se 90 përqind të shqiptarëve” shtoi ai.
Nga ana e tij kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se votimi dhe numërimi elektronik do të jenë kushti për arritjen e një marrëveshje për Reformën në Drejtësi. “Unë jam europianist, dhe si i tillë nuk mund të mos përpiqem me gjithçka për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon qeveritarët e korruptuar dhe kriminelët” tha zoti Basha përpara përkrahësve të tij në Lezhë. “Do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik, dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi, nga Habilajt” shtoi ai.
Takimi i së hënës Rama – Basha po ndiqet me vemendje maksimale nga ana e ndërkombëtarëve të cilët duket se po ushtrojnë vazhdimisht presion ndaj palëve për të arritur miratimin e Reformës në Drejtësi. Por më shumti ky presion duket se është drejtuar ndaj opozitës. Eksponentët kryesorë të saj, veçanërisht ish kryeministri dhe kreu i PD Berisha po kërkojnë disa garanci, që nga kundërshtarët e tyre konsiderohen pengesa të reja. Ndihmes sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland, përmes një telefonate zhvilluar me kryedemokratin Basha dhe me ish Kryeministrin Berisha,  ka nxitur përparimin lidhur me përpjekjen për reformën në drejtësi. Sipas saj, udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis  zotit Basha dhe kryeministrit Rama  për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi.