KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në pranga tre anëtarët e fundit të një bande shqiptarësh

Në pranga tre anëtarët e fundit të një bande shqiptarësh

Policia e Napolit ka vënë nën pranga dhe tre anëtaret e fundit të një bande shqiptarësh të cilët u shkulnin dhëmbët viktimave të tyre në mënyre që t’i detyronin të dorëzonin paratë. Pesë anetaret e tjerë të bandës ishin arrestuar në dhjetor të vitit të shkuar. Banda e kishte bazën e vet operative në Kaivano të Napolit. Grabitjet kryeshin gjatë natës sipas stilit të filmit Portokalli Mekanin të Stenli Kubrik, duke kërcënuar dhe dhunuar viktimat, biles mes viktimave ka qenë edhe një femijë tetëvjecar. Ata vepronin të maskuar dhe të armatosur. Më i rrezikshmi prej tyre, Enver Jakimi, është identifikuar falë përshkrimit nga viktimat. Jakimi kërkohej dhe nga Interpoli për krime të ngjashme por dhe vrasje, të kryer në Shqiperi.