KRYEFAQJA » LAJME » Në Preshevë dhe Bujanovc shqiptarët janë në krye
Në Preshevë dhe Bujanovc shqiptarët janë në krye

Në Preshevë dhe Bujanovc shqiptarët janë në krye

Presheva dhe Bujanovci në katët vitet e ardhshme do të drejtohen nga shqiptarët, njofton agjensia “Presheva jonë”. Në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ka fituar Partia Demokratike Shqiptare (4.757 vota) e kryetarit Ragmi Mustafa, kurse në Bujanoc Partia per Veprim Demokratik (PVD) e ish-kryetarit të komunës, Shaip Kamberit. Pak minuta pas shpalljes se rezultateve, lideri i PDSH Ragmi Mustafa tha se “i drejti gjithnjë fiton përkundër propagandes dhe spekulimeve me pagesë. Sidoqoftë ne jemi të hapur dhe të gatshëm të bëjmë një koalicion të mirë, me më të mirin e mundshëm për ta udhehequr Preshevën gjithnjë në mbrojtje dhe shërbim të qytetarëve tanë” tha zoti Mustafa.
Sipas rezultateve preliminare, PVD-ja e Shaip Kamberit e cila ka siguruar 4438 vota përballë Nagip Arifit nga Partia Demokratike me 3330, Lëvizja e Progresit Demokratik e Jonuz Musliut me 1860. Partitë e tjera kanë marrë një numër shumë më të vogël të votave.