KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Në pritje të “Argjiro Fest”, Shtëpia e Skëndulatëve shndërrohet në një skenë teatri.
shtepia Skëndulatëve, gjirokaster, teater , argjiro fest, Luixhi Pirandelo, limoni nga sicilia

Në pritje të “Argjiro Fest”, Shtëpia e Skëndulatëve shndërrohet në një skenë teatri.

Shtëpia shekullore e Skëndulatëve në qytetin e Gjirokastrës është shëndrruar në një skenë të vërtetë teatri. Drama “Limoni nga Siçilia”, e nobelistit Italian Luixhi Pirandelo është shfaqur për artëdashësit në mjediset e shtëpisë së gurtë gjirokastrite. Pjesa, e interpretuar nga aktorët e teatrit të Gjirokastrës i paraprin organizimeve të “Argjiro Fest 2016”.

Regjia e dramës mban firmën e regjizorit Vasillaq Çuklla me skenografi të Enea Mijos. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët profesionistë Drini Hila, dhe Erdit Asllanaj si dhe Albana Allushi, Yllka Ponde dhe Jorida Shehaj. Ngjarjet e dramës zhvillohen në një qytet të Italisë në mesin e shekullit të 19-të. I riu Nikucio Bonavino dikur ka ndihmuar një vajzë të varfër Terezinën. Por ndërsa pas disa vitesh ajo fiton emër dhe fama në shoqëri Nikucio ndesh në mosmirënjohejn e Terezinës për mbështetjen që i ka dhënë kur ajo përballej me problemet e jetës.