KRYEFAQJA » LAJME » Në pritje të takimit me Ramën, Basha takohet me Lu dhe Berishën
Në pritje të takimit me Ramën, Basha takohet me Lu dhe Berishën

Në pritje të takimit me Ramën, Basha takohet me Lu dhe Berishën

Pak orë para takimit me kryeministrin Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua pa praninë e mediave në selinë e partisë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu. Ps këtij takimi zoti Basha zhvilloi takim me ish kryeministrin Berisha në zyrën e këtij të fundit. Partia Demokratike ende nuk ka dhënë hollësi rreth këtyre takimeve të zotit Basha.
Ndërkaq nga zhvillimet e ditëve të fundit janë ravijëzuar momentet kryesore ku do të këmbënguli kreu demokrat në takimin me kryeministrin Rama. Opozita do të kërkojë që bashkë me nenet e Reformës në Drejtësi, të votohet edhe neni për votimin dixhital, biometrik. Sipas zoti Basha kjo do të dëshmonte vullnetin e Qeverisë për një proces zgjedhor transparent. Vitin e ardhshëm në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale. Opozita që tani ka ngritur zërin për nevojën e mbajtjes edhe të zgjedhjeve lokale. Sipas saj kjo kërkesë, kushtëzohet nga zbatimi i ligjit për dekriminalizimin i cili ka nisur të sjelli viktimat e para në pushtetin lokal.