KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në pritje të të Premtes së zezë
Në pritje të të Premtes së zezë

Në pritje të të Premtes së zezë

Në mbarë botën, “E Premtja e zezë” konsiderohet si dita më e madhe e të bërit pazar – pasi çmimet e ofruara në atë ditë, kanë ulje drastike.

Vitin e kaluar në Britaninë e Madhe, u shpenzuan 810 milionë paund, me një ritëm mesatar prej 9,375 paund në sekondë. Këtë vit, shitjet pritet të kalojnë shifrën e një miliard paundëve, po në të njëjtin vend – shifër të cilën ekspertët e parashikojnë vetëm në shitjet online.

Firmat dhe portalet e njohura të shitjeve si, John Leëis, very.co.uk, Amazon, etj, kanë paralajmëruar tashmë për disa nga ofertat të cilat pritet të bejnë. Amazon pritet të kalojë mbi 60 porosi online në sekondë.

Por kur është kjo ditë e veçantë për blerësit?

E Premtja e zezë bie pas të enjtes së katërt të nëntorit. Këtë vit, është më datë 27 – pas “Natës së Falenderimeve”, festë e cila festohet masivisht në Britani dhe Amerikë.

Termi “E Premtja e zezë” u përdor për herë të parë para 50 viteve në Filadelfia të Amerikës nga policët e trafikut. Ata e përshkruan qytetin pas Ditës së Falenderimeve si kaotik nga trafiku dhe lëvizjet e njerëzve që nxitojnë nëpër dyqane, për të marrë produkte për Krishtlindje. Por gjithashtu mendohet se emri “E Premtja e zeze”, vjen nga pronarët e dyqaneve të cilët nuk kishin asnjë përfitim deri në sezonin e Krishtlindjeve.