KRYEFAQJA » LAJME » Në shenjë proteste refugjatët e indinjuar në kufirin greko-maqedonas bllokuan sot hekurudhën
refugjatet ne kufirin greqi-maqedonas bllokuan hekurudhen

Në shenjë proteste refugjatët e indinjuar në kufirin greko-maqedonas bllokuan sot hekurudhën

Në vendkalimin kufitar greko-maqedonas Idomeni numri i refugjatëve që presin të kalojnë u rrit përsëri duke e kaluar shifrën e 10 mijë njerëzve, ndërsa kushtet themelore për jetesë vazhdojnë të vështirësohen. Sipas organizatave humanitare në Idomeni çdo ditë arrijnë mbi një mijë refugjatë, ndërsa pala maqedonase lejon të kalojnë rreth 200 vetë në ditë. Refugjatët kanë shfaqur disa herë shenja revolte pas pritjes së gjatë. Këtë herë ata bllokuan hekurudhen në Idomeni, dhe u desh ndërhyrja e forcave speciale për të lejuar kalimin e trenave. Gjendja në ballkan bëri që presidenti i BE-se Donald Tusk të ndërmarrë një vizitë në disa shtete. Zoti Tusk u ndal së fundmi në Athinë për bisedime me udhëheqësit greke para samitit BE-Turqi për emigracionin që mbahet në 7 mars. Zoti Tusk tha se e kupton shumë mirë peshën që mban Greqia si pika e parë hyrëse e refugjatëve në bashkimin evropian. Ai u lëshoi një thirrje emigrantëve, që nuk vijnë nga zonat e luftës dhe të cilët përbëjnë një pjesë të madhe të këtij fluksi. Mos u nisni për në evropë, mos u besoni trafikantëve. Asnjë vend nuk do të bëhet tranzit për ju, tha zoti Tusk. Kurse kryeministri Cipras e perdori vizitën e presidentit të BE-se për të dëgjuar nga goja e tij mbështetjen për Greqinë në ktë krizë. Sfida për evropën është të ripohoje parimet e saj themeluese, humanizmin, solidaritetin dhe shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë, tha kryeministri Cipras.