KRYEFAQJA » LAJME » Në Shqipëri autoritetet urdhërojnë tërheqjen e “Snikers”, “Mars” dhe “Milky Way”
Në Shqipëri autoritetet urdhërojnë tërheqjen e “Snikers”, “Mars” dhe “Milky Way”

Në Shqipëri autoritetet urdhërojnë tërheqjen e “Snikers”, “Mars” dhe “Milky Way”

Pas alarmit të përhapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tërheqjen urgjente nga tregu të çokollatave “Snikers”, “Mars” dhe “Milky Way”, pasi ndër to ishin zbuluar përmbajtje plastike, edhe në Shqipëri ka mbërritur një kërkesë e tillë. Të enjten Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përmes një njoftimi bëri thirrje që tërheqjen nga tregu shqiptar të këtyre produkteve. Çokollatat “Mars” “Snikers” dhe “Milky Way” që kanë datë skadence qershor 2016 dhe janar 2017, sipas AKU-së do të hiqen nga raftet e supermarketeve brenda 24 orëve. Kompania amerikane dy ditë më parë tha se ishin 50 vende që duhet të tërheqin nga tregu këto çokollata. Njoftohet se firmat që tregëtojnë këto çokollata në Shqipëri kanë filluar tërheqjen e tyre.