KRYEFAQJA » LAJME » Në shtator nis “Albanian Lion 2016”
Shqipëria dhe Britania e Madhe po përgatiten të organizojnë në territorin shqiptar stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2016”, njoftojnë burime ushtarake shqiptare. Ky është viti i pestë rradhazi që zhvillohet një stërvitje e tillë dhe do të mbahet nga 17 shtatori deri më 8 tetor 2016. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 1500 trupa britanike dhe 250 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare. Stërvitja synon realizimin e operacioneve joluftarake të evakuimit, nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë. Në të parashikohet të angazhohen 4 anije luftarake, 1 helikoptermbajtëse, një fregatë dhe dy anije zbarkuese, tre avionë ushtarakë HAWK Jets dhe 10 helikopterë, të cilët do të kryejnë lëvizje gjatë 24 orëve në rajonet e përcaktuara stërvitore, që përfshijne një terren të zgjeruar gjeografik. Zonat ku do të kryehen monavrat janë gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, baza e Porto-Palermos, Baza Ajrore Kuçovë dhe Rinas, Biza, Kepi i Palit, Zall-Herri, etj.

Në shtator nis “Albanian Lion 2016”