KRYEFAQJA » LAJME » Në takimin me kryeparlamentarin Veseli, Blair rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
blari-veseli-780x439

Në takimin me kryeparlamentarin Veseli, Blair rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua mbrëmë me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe bashkatdhetarët në Britani. Pas takimit me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, në shtëpinë e tij, me të cilin biseduan për çështjet aktuale, të cilat po ndodhin në Kosovë, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, Kryeparalamentari Veseli tha se mori mbështetje të fuqishme. Ish-kryeministri britanik, tha se Kosova duhet të ecë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Më pas kryeparlamentari Veseli, u prit nga komuniteti i shqiptarëve në lokalin më të frekuentuar në Londër “The Queens Arms”. Në këtë takim kryeparlamentari Veseli bashkëbisedoi me bashkatdhetarët lidhur me veprimtarinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Me shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Britani, Veseli përmbylli axhendën e tij, për të vazhduar më pas në Sofje të Bullgarisë, takimet me liderët më të lartë shtetërorë.