KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » NË VATIKAN, DY MOTRA TË NËNË TEREZËS NGA BALLKANI
motrat e nene terezesX tiraneX moter teclaX moter ildafonse

NË VATIKAN, DY MOTRA TË NËNË TEREZËS NGA BALLKANI

Edhe motrat e Nënë Terezës në Shqipëri po bëhen gati për ditën e madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan. Motra e madhe e tyre Ildafonse dhe motër Tecla në qendrën e tyre në Tiranë ndihen në festë, edhe pse festa e tyre ndryshon nga festat normale me bujë, shumë njerëz e shumë shpenzime.

E nën shembullin e Nënë Terezës që nuk trembej të prekte e t’u shërbente lebrozëve të Kalkutës edhe motrat Ildafonse dhe Tekla prekin, mjekojnë e ushqejnë të sëmurët e braktisur në Tiranë, që kanë trokitur në derën e tyre.

Në stendat me foto, citate, letra origjinale në anglisht të Nënë Terezës, të varura në muret e qendrës së motrave të saj në Tiranë, gjen edhe shprehjen e saj: “Unë vështirësitë nuk i quaj kurrë probleme. Unë gjithmonë i quaj dhuratë të Hyjit. Sekreti im: Unë lutem”.