KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në Zvicer votohet nisma për dëbimin automatik të personave të huaj që kryejnë krime në këtë vend

Në Zvicer votohet nisma për dëbimin automatik të personave të huaj që kryejnë krime në këtë vend

Votuesit në Zvicer u thirrën sot të votojnë për nismën kundërthënëse të kërkuar nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, për dëbimin automatik të personave të huaj që kryejnë krime në këtë vend. Referendumi u mbajt pas përpjekjeve gjatë viteve të fundit për ashpërsimin e masave kundër personave të huaj, por Partia Popullore Zvicerane thotë se ato nuk mjaftojnë. Sondazhet tregojnë se gara mes alternativave eshte tepër e ngushtë. Nese fiton propozimi i partise popullore, atëherë kjo do të thotë dëbimin automatik nga Zvicra të të huajve kur bëhet fjalë për krime të rënda, siç janë dhunimi ose vrasja, por edhe për kundërvajtje më të lehta si tejkalimi i shpejtësisë ose fyerja e policit, nëse një vepër e tillë kryhet dy herë brenda 10 vitesh. Kritikët thonë se këto masa do t’i njollosin në mënyrë jokorrekte të huajt.