KRYEFAQJA » LAJME » Negociatat, Klajda Gjosha: Gjithçka për t’i arritur
Gjosha në Bruksel: Synojmë çeljen e negociatave me BE

Negociatat, Klajda Gjosha: Gjithçka për t’i arritur

Tre mujori i parë i 2016-ës do të duhet të shënojë rezultate të mira nëse Shqipëria dëshiron të arrijë çeljen e negociatave. Ministrja e integrimit, Klajda Gjosha i referohet pikërisht kësaj periudhe si gur themeli për vendimet e Bashkimit Europian për Shqipërinë në vitin 2016. “Le të shpresojmë që tremujori i parë i vitit 2016 të jetë i mbarë për të gjithë ne, për të miratuar këtë reformë kaq të rëndësishme. Muajt në vijim do të jenë shumë intensivë, por nga ana tjetër unë them që viti 2016, me miratimin e kësaj reforme, do të shënojë dhe një sukses të jashtëzakonshëm” është shprehur ministrja Gjosha. Megjithëse tani ka një planifikim për një buxhet specifik për çeljen e negociatave, ministrja i rendit faktorët vendimmarrës me kujdes. “Të gjitha partitë politike, kur bëhet fjalë për çështjet politike të vendit, dinë të gjejnë një konsensus, dinë të gjejnë dialogojnë me njëri tjetërin dhe këto proçese do ta ngrejnë Shqipërinë në një stad më lart, siç është edhe çelja e negociatave. 2016 do të jetë një vit me shumë sfida përpara, por kjo do të varet nga vetë ne, nga puna që ne do të bejmë, por edhe nga klima favorizuese që ne do të duam të bëjmë te të 28 vëndet anëtare” ka shtuar më tëj Gjosha.

“Besoj se 2016-a duhet të jetë viti i çeljes së bisedimeve, dhe brenda vitit 2019, Shqipëria duhet të jetë anëtare e Bashkimit Europian”. Duke kujtuar se më i rëndësishëm është proçesi sesa data e nisjes së negociatave, Ministrja Gjosha vlerëson se administrata i mat deklarimet politike edhe nga pala evropiane me përmbushje dhe planifikime. Ajo gjithashtu tha se është tjetër gjë të hapësh negociata dhe tjetër gjë të përgatitesh për to. “Patjetër që ka kosto, sidomos po të flasim për përkthimin e legjistlacionit, dhe pas hapjes së negociatave, përafrimi i ligjeve shqiptare me ato të Bashkimit Europian, do të jetë në një numër shumë herë më të madh nga ai që është sot”.