KRYEFAQJA » LAJME » Nën-19-vjeçarët, sot përballë Gjermanisë, direkt në RTSH
u19nen-19-vjecaret

Nën-19-vjeçarët, sot përballë Gjermanisë, direkt në RTSH

Ekipi kombëtar i Nën-19-vjeçarëve, që drejtohet nga trajnerët Arjan Bellai dhe Sulejman Demollari, është mundur në ndeshjen e parë, përballë Irlandës, duke u ndëshkuar nga një 11-metërsh i akorduar për miqtë në pjesën e parë. Ndërkohë, sot pasdite, duke nisur nga ora 14:00, Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve do të përballet me skuadrën më të fortë të grupit, Gjermaninë, e cila, në ndeshjen e parë, mundi thellë Gjibraltarin me rezultatin 5-0. Sikundër ndeshjen e parë, edhe këtë takim do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Ndeshja Shqipëri-Gjermani do të luhet në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ndërsa takimi i fundit në grup për Nën-19-vjeçarët kuqezinj është ai i 11 tetorit me Gjibraltarin po në kryeqytet.